Vëllai i Elon Musk do të transformojë industrinë e agrikulturës

“Vertical Farming” është nje metode  e mbjelljes ne ambjente të mbyllura në të cilën drithërat rriten në shtresa te mbivendosura vertikalisht , shpesh pa dhe. Kjo praktike po bëhet familjare dhe shumë e rëndesishme sepse popullata urbane e botës po rritet dhe toka në dispozicion per buqësi po bie.

Ndërsa ky koncept buqësor nuk është koncept i ri , këto ferma ekologjike të brëndshme po zgjerohen me shpejtësi.

Vëllai i Elon Musk , Kimbal Musk , i cili fitoi çminin “ Sipërmarrësi Social Global” nga Forumi Ekonomik Botëror në 2017, krijoi kompaninë Square Roots, një kompani per buqesine urbane ne New York. Misioni i kompanisë është të sjelle ushqim lokal te freskët në qytetet metropolitan në të gjithë botën duke stimuluar gjeneratat e reja për të marrë pjesë në bujqësinë urbane.

 Square Roots mbjell rreth 120 variante bimësh me te cilave perime dhe luleshtrydhe. Kompania përdor krijesat ujore  ne vecanti  peshqit dhe kërmijtë qe te kultivoje bimet ne uje.

Ndryshimet klimaterike do të nxjerrin miliona fermerë tradicionalë nga biznesi por fermat horizontale nuk do te afektohen. Për më teper nese një fermë e mbjelle ne natyre dështon , fermeri duhet te presë deri vitin tjeter qe te fillojë përsëri. Fermat e brendshme horizontale mund te dështojnë gjithashtu, por fermeri mund ti mbjellë prap brënda disa javësh.

Burimi CNN , Përshtati dhe pëktheu KohaJone

SHKARKO APP