Vendosja e Huawei në listën e zezë – Pritet të rrisë shitjet e Samsung dhe Apple

Samsung dhe Apple mund të përfitojnë në tregun e smartphonave nëse Shtetet e Bashkuara vendosin Huawei në listën e zezë, që ndalon firmat amerikane për të bërë biznes me kompaninë. Vendimi i Administratës së Trump mund të ndalojë Huawei që të përdorë komponentë nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara për produktet dhe shërbimet, përfshirë disa software të rëndësishëm të Google.

Kjo mund të sjellë reduktimin e shitjeve të Huawei, duke e detyruar firmën që të gjejë zëvendësues për komponentët e ndaluar në SHBA.   Analistët tregojnë se si ndalimi i eksporteve mund të ndikojë biznesin e smartphonave të Huawei, që është aktualisht marka e dytë më e madhe në botë, pas Samsung. Sipas analistëve, Samsung mund të jetë përfituesi kryesor, nëse Huawei humbet pjesë tregu.  Kompania mund të humbasë 10 milionë dërgesa në muaj nëse nuk gjen zëvendësues për software të Google. Huawei ka shitur mbi 200 milionë smartphona vitin e kaluar.

Huawei ka bërë të ditur se po zhvillon sistemin e vetë operues, që mund të jetë i përshtatshëm për aplikacionet e Android.  Sipas analistëve, edhe nëse ndalimi i eksporteve kthehet mbrapsht, Huawei do vazhdojë të rrisë blerjet e pjesëve nga kompanitë kineze. Lëvizja e Shteteve të Bashkuara mund të pengojë gjithashtu zhvillimin e teknologjisë 5G, për shkak se kërkon shumë komponentë të prodhuar nga furnitorët amerikan, përfshirë Broadcom.

SHKARKO APP