Verë e freskët pa kondicioner, është e mundur falë këtyre arkitektëve

Me valët e nxehtë të verës që pritet të vijnë së shpejti gjithkush do të bënte diçka për t’u freskuar sado pak e veçanërisht në Dubai ku temperaturat e larta kapin vlera ekstreme.

Por ashtu si ngrohtësia në dimër dhe freskia në verë kanë kosto.

Gjatë muajve të verës, ajri i kondicionuar është përgjegjës për 60% të përdorimit ekstrem të energjisë elektrike në Dubai dhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe e ka cilësuar atë si shkaktar kryesor se përse këto vende kanë harxhimin më të madh të energjisë elektrike për frymë në botë.

Nga iniciativat e drejtuara nga qytetarët për ndërtimin e një impianti gjigant të energjisë së rinovueshme, ekziston një betejë e vazhdueshme për të përmbushur dhe ndërmjetësuar kërkesën.

E megjithatë, para se ajri i kondicionuar të përdorej kudo, Emiratet e bashkuara përdornin metoda të tjera për të freskuar ajrin, duke përdorur arkitekturën e veçantë për të strehuar njerëzit dhe për t’i freskuar ata pa pasur nevojën e shfrytëzimit të energjisë elektrike.

Këto teknika tradicionale të ndërtimit u anashkaluan, ndërsa qyteti u zhvendos drejt një vizioni bashkëkohor duke u bërëq i gjithi prej betoni, çeliku dhe qelqi.

Por ndërsa Dubai përgatitet për ‘Expo 2020’ të dhënat për ndërtimin e objekteve low-tech në vend japin shifra premtuese.

Austria

Clemens Russ, është një arkitekt vjenez i cili ka realizuar pavjonin vjenez në Expo 2020, Dubai.

Ai ka programuar për ndërtimet e së ardhmes tavane me bimësi të cilat të kenë aftësinë të kryejnë procesin e fotosintezës dhe të mundësojnë më shumë sasi oksigjeni në ajër.

Gjithashtu në këtë panair do të marrin pjesë edhe shtete si Spanja dhe Holanda ku arkitektët përfaqësues do të prezantojnë për investitorët arabë apo edhe të mbarë botës të gjitha krijimet e tyre shumë ekologjike për arkitekturën e së ardhmes e cila do të eliminojë përdorimit e elektricitetit për kondicionimin e ajrit gjatë muajve të verës.

SHKARKO APP