Videot në YouTube kundrejt një pagese

YouTube pak muaj më parë bëri të ditur se ishte duke përgatitur një shërbim të ri abonimi. Tanimë kjo cështje është rikthyer sërisht në vëmendjen e mediave. Është një raport nga Variety i cili tregon se sajti i njohur i videove në pronësi të Google, YouTube së shpejti mund të lancojë këtë shërbim, abonentët e të cilit do të mund të shohin përmbajtjet origjinale të YouTube. Ka të ngjarë që ky shërbim mos të shfaqë më reklamat që janë aq bezdisëse për përdoruesit. Në të do të përfshihen videot nga yjet e YouTube dhe që mbajnë ikonën origjinale të tij.
Nëse një shërbim i tillë vërtet do të mbërrijë në treg, thuhet se ai do të jetë i ngjashëm me Music Key të YouTube, i cili ofron shikimin e videove streaming në Google Play Music kundrejt një cmimi prej 7.99$ në muaj. Ky lajm vjen nga një ekzekutiv i paidentifikuar që punon në një kompani e cila bashkpunon me YouTube për prodhimin e përmbajtjeve video.Drejtimi drejt një modeli abonimi mund të cilësohet si një përgjigje e YouTube nga ndaj presionit të konkurentëve si Vimeo, Hulu, Vessel etj. Faqe të tilla videosh janë duke u përpjekur të rrisin numrin e krijuesve të videove dhe të tërheqin të ashtëquajturit ‘yjet’ e YouTube drejt tyre. Duke paraqitur një shërbim të tillë abonimi me pagesë, YouTube jo vetëm që do të fitojë shumë më shumë para por edhe do të forcojë akoma më shumë linjën e saj.

 

SHKARKO APP