Vidhen të dhënat e 150 milionë përdoruesve të internetit
Detajet personale të rreth 150 milionë përdoruesve të aplikacionit MyFitnessPal janë komprometuar në një nga vjedhjet më të mëdha kibernetike në histori, ka konfirmuar pronari i saj.
Adresat e emailit dhe fjalëkalimet ishin të dhënat e vjedhura. Të dhënat e kartës së kreditit nuk u prekën. Klientëve u kërkua të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet e tyre.
Kompania tha të enjten se llogaritë u komprometuan në muajin shkurt. Shkelja nuk u zbulua deri në 25 mars dhe përdoruesit u njoftuan katër ditë më vonë.
Aplikacioni u lejon konsumatorëve të monitorojnë marrjen e kalorive dhe ta matin atë kundrejt stërvitjes që bëjnë duke përdorur një bazë të të dhënave prej më shumë se 2 milionë ushqime të konsumuara. Programi u themelua në vitin 2005 nga vëllezërit Mike dhe Albert Lee.
Armor tha se po punonte me firmat e sigurimit të të dhënave dhe me ligjin, por nuk ofroi detaje se si hakerët kishin hyrë në rrjetin e vet ose si tërhoqën të dhënat pa u kuptuar.
Vjedhja nuk përfshinte të dhëna financiare, por adresat e vjedhura mund të jenë të vlefshme për kriminelët kibernetikë.
Adresat e emailit të marra në një sulm kibernetik të vitit 2014 të rreth 83 milionë klientëve të rrjetit JPMorgan Chase u përdorën më vonë në skemat “pump-and-dump” për të rritur çmimet e aksioneve, sipas akuzave federale të SHBA në vitin 2015.
Përgatiti: Ira Hetemaj