Virgin Australia shtyn dorëzimin e 737 Max
Linja e dytë ajrore australiane pas Qantas, Virgin Australian, ka shtyrë dorëzimin për në 2025 të Boeing 737 MAX 8, pas vdekjes së rreth 346 personave në dy aksidenteve në mars në Etiopi dhe në tetor në Indonezi, të avionëve pothuajse të rinj të atyre modeleve.
Ceo i ri i kompanisë, Paul Scurrah, ka njoftuar që porositë për Boeing janë ristrukturuar, për arsye financiare përveç se sigurie.
Për dorëzimin e avionëve të parë 737 MAX 8, si fillim për tu dorëzuar në nëntor, Virgin ka reaguar me shpejtësi për të ndryshuar marrjen në dorëzim të avionëve dhe Scurrah ka thënë që është i kënaqur që mjetet do të dorëzohen në korrik të 2021. Max 10 do të kalojnë numrin e Max 8 në flotën e Virgin, me 25 Max 10 të porositura në krahasim me 23 Max 8.