Virusi i ri në WhatsApp lejon të tjerët të lexojnë mesazhet e tua

Një përdoruese e WhatsApp-it ka pohuar se është në gjendje të shohë mesazhet e dikujt tjetër në aplikacionin e saj.

Një virus i ri në rrjetin më të përdorur për të shkruajtur mesazhe përfshin ekspozimin e bisedave private ndaj një personi tjetër.

Kjo gjë është vënë re nga Abby Fuller, një punonjëse e Amazon që merret me shërbimin në web. Ajo u ankua në Twitter, duke thënë se kjo i duket tërësisht e gabuar.

“Hyra në WhatsApp me një numër të ri telefonik sot dhe historia e mesazheve të pronarit të mëparshëm ka mbetur. Dhe tani unë po pyes se sa herë të tjera ka ndodhur? Si ka mundësi që kam numrin e dikujt tjetër dhe sa mundësi ka që dikush e ka numrin tim të vjetër dhe mesazhet e mia në WhatsApp?”, shkruajti ajo.

SHKARKO APP