Virusi që po shqetëson përdoruesit e Iphone shkarkohet automatikisht nga email – Apple nuk e cilëson si të rrezikshëm
Hakerët mund të kenë zbuluar një mënyrë për të sulmuar iPhone duke përdorur një mesazh të qëllimshëm të dërguar përmes softuerit të postës elektronike të Apple.
E meta u zbulua nga firma e sigurisë në internet ZecOps, dhe e raportuar së pari nga The Wall Street Journal të mërkurën, 22 Prill.
Sipas studiuesve të ZecOps, virusi është veçanërisht i sofistikuar sepse nuk kërkon që përdoruesit të klikojnë në mesazh, në mënyrë që pajisjet e tyre të infektohen. Hakerat dërgojnë një email që instalon softuer infektues, pasi lexuesi i postës elektronike të Apple fillon të shkarkojë mesazhin – përdoruesi nuk ka nevojë as të hapë mesazhin fare.
Një zëdhënës i Apple i tha Business Insider se kompania ka konstatuar se çështja nuk përbënë një “rrezik të menjëhershëm”, dhe kompania nuk ka gjetur prova se ato janë përdorur kundër klientëve. Apple tha se gabimi do të adresohet në një azhurnim të ardhshëm softuerik.
Burimi: Business Insider – SCAN