Vjen byzylyku smart, që mund të masë efikasitetin tuaj në punë

Studiuesit e Universitetit Dartmouth kanë zhvilluar një sistem që mund të ofrojë një pamje të performancës sonë të punës me një saktësi prej 80%. Ne e përdorim atë në çdo moment të ditës: të monitorojmë gjumin, rrahjet e zemrës dhe aktivitetin tonë fizik. Por nesër po ky byzylyk smart mund të përdoret për të vendosur se sa efikas jemi në punë. Nëse po kalojmë një periudhë stresi ose jemi në gjendje të mirë. Kjo, të paktën, është e ardhmja sipas hulumtimit të Universitetit të Dartmouthit, në Shtetet e Bashkuara, ku studiuesit kanë arritur të zhvillojnë një teknologji të aftë për të vlerësuar performancën e punëtorëve.

Sipas Washington Post, i cili raportoi lajmin, sistemi përbëhet nga një byzylyk i stilit Fitbit, me sensorë dhe një aplikacion ad-hoc, dhe është në gjendje të arrijë një saktësi prej 80%. Një rezultat që mund të arrihet duke monitoruar sinjale fizike dhe emocionale të personit që mban pajisjen gjatë ditës. Informacioni më pas u analizua për të ndërtuar një profil të performancës me kalimin e kohës. Iniciativa kryesohet nga Andreë Campbell, një profesor i shkencave kompjuterike i cili e zhvilloi idenë pas një viti hulumtimesh në Google. Campbell i tha gazetës amerikane se ishte i habitur që një gjigant i teknologjisë si Big G ende përdorte pyetësorë të shkruar me dorë nga kolegët dhe bosët për të vlerësuar punonjësit. Një metodë shumë pak objektive. Prandaj, nga këti buron dhe ideja e përpjekjes për të shfrytëzuar të njëjtat teknika që tashmë janë testuar, për shembull, për të diagnostikuar depresionin nëpërmjet të dhënave të mbledhura nga smartfonë ose rrjetet sociale.

Për të kuptuar realizueshmërinë e sistemit, shkencëtari i kompjuterëve, kreu një test brenda dy kompanive: një konsulence hi-tech dhe një menaxheriale. Ai pajisi 750 punonjës të tyre me një byzylyk palestre që monitoronte një numër parametrash të tilla si rrahjet e zemrës, gjumi, sasia e kalorive të konsumuara, aktiviteti fizik dhe pesha. Të cilave u bashkëngjiten informacione të tjera në lidhje me përdorimin e telefonit, të mbledhura nëpërmjet një aplikacioni, dhe kohën e kaluar në tavolinë ose duke marrë një pushim kafeje, të mbledhura nga sensorë të vendosur në shtëpi dhe në zyrën e pjesëmarrësve në analizë. Të dhënat e përpunuara nga algoritme të realizuara nga makineri të posaçme, arritën të ofrojnë një pamje të aktivitetit të punës, me një saktësi prej 80%. Studiuesit theksojnë se këto janë rezultate paraprake, por shpresojnë të përmirësojnë teknologjinë dhe ta vënë atë në shërbim të të punësuarve. Qëllimi është që të gjithë të kenë një vlerësim objektiv të produktivitetit, në bazë të së cilës të kuptojmë cilat janë faktorët dhe zakonet që na ndikojnë negativisht në punë.

Por një sistem i këtij lloji ngre dyshime kryesisht në lidhje me objektivitetin aktual. Algoritmet artificiale të inteligjencës janë sot të trajnuar me të dhëna që nuk përfaqësojnë njëlloj të popullsisë dhe nuk është e vështirë të imagjinohet se edhe në këtë fushë ata mund të kryejnë diskriminim. Së dyti, ekziston një problem i privatësisë, duke qenë se të dhënat e vëna në dispozicion mund të shfrytëzohen jo vetëm nga punonjësit, por edhe nga kompania. Një çështje e ngritur tashmë nga rasti i Amazon që në 2018 patentoi një byzylyk elektronik për të transmetuar urdhra për punonjësit e magazinës dhe t’i udhëzojë ata, duke monitoruar lëvizjet e tyre. Lajmet e tërbuan botën politike në mes të një fushate elektorale dhe e çuan kompaninë të theksonte se nëse ideja do të zbatohej ndonjëherë “do të bëhet në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret”.

Sindikatat u rreshtuan kundër iniciativës, duke kundërshtuar faktin se punëtorët mund të gjurmoheshin. Polemika përfundoi marsin e kaluar me një refuzim të byzylykut nga Garantuesi i Privatësisë, Antonello Soro, i cili i imponoi kompanisë përdorimin e “pajisjeve elektronike alternative që nuk dëmtojnë dinjitetin e personit”. (Repubblica)

SHKARKO APP