“Vodafone Connected”, hapi i parë drejt të ardhmes emocionuese

Fuqia e Internet of Things, teknologjia që po revolucionalizon botën,  vjen në tregun shqiptar për klientët dhe bizneset nëpërmjet Vodafone.

Ky vizion i së ardhmes emocionueseështë prezantuar pasditen e së mërkurës, në një event të madh, ku Vodafone zbuloi përkushtimin dhe planet e investimit, për të realizuar suksesshëm në Shqipëri vizionin e shoqërisë së Internetit (Gigabit Society). E përkthyer në produkte e shërbime konkrete,Internet of Things është shndërruar nënjë forcë lëvizëse për zhvillimin e qyteteve inteligjente, vendeve të punës dhe infrastrukturës,eficensës operacionale të bizneseve etj. Dhe kur bëhet fjalë për inovacion, Vodafone është gjithnjë në pararojë.

“Internet of Things do t’i japë një tjetër dimension mënyrës si kemi jetuar dhe punuar deri më tani. Sot po ju prezantojmë produkte dhe shërbime që do të lehtësojnë përditshmërinë dhe do të ndihmojnë klientët tanë të përkujdesen për sigurinë e njerëzve të dashur, të kenë kontroll të gjërave të rëndësishme për ta, të rrisin eficensën e biznesit etj. E ardhmja fillon sot me Connected nga Vodafone, por nuk ndal këtu, pasi jemi tepër entuziastë për të sjellë pranë konsumatorit shqiptar ekspertizën e Vodafone si kompania celulare lider botëror në IoT dhe të bëjmë maksimumin gjatë rrugëtimit drejtrevolucionit botëror dixhital”, – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris.

Njësërë produktesh inteligjente, të cilatu mundësojnë klientëve tëndjehen të sigurtë, të përkujdesen për të dashurit e tyre edhe atëherë kur nuk gjenden dot pranë, të kenë kontroll mbi shtëpitë e tyre edhe kur nuk janë në shtëpi etj, do të jenë pjesë e Vodafone Connected, për t’u mundësuar klientëve të Vodafone Albania të prekin nga afër risitë më të fundit të teknologjisë.

Portofoli i produkteve “Vodafone Connected” transformon çdo pajisje të lidhur në rrjet në pajisje inteligjente. Sipas analistëve deri në 2020, mbi 370 milionë pajisje do të jenë të lidhura në rrjetin IoT, nga 68 milionë që janë aktualisht në shtetet ku Vodafone operon. Shqipëria do të jetë pjesë e këtij rrugëtimi.

Shqiptarët i kanë besuar gjithmonë Vodafone Albania. Tani, përmes këtij portofoli të ri klientët do të kenë mundësinë të përjetojnë potencialin e vërtetë të Internet of Thingsdhe t’i shohin këto zgjidhje në këndvështrim strategjik,duke përdorur teknologjinë si forcë lëvizëse në ndryshimin dhe zhvillimin e  komunitetit ku jetojmë.

SHKARKO APP