Volvo apel konsumatorëve: Rreth 1 milion makina të markës kanë defekt

Prodhuesi suedez i makinave, Volvo, ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve mbi rreth një milion automjete në mbarë botën, për shkak se disa nga komponentët në motor kanë rrezik shkrirjeje, bëri me dije zëdhënësi i kompanisë. Në rastin më të keq, problemi mund të çojë deri në marrjen flakë të motorit, vazhdoi njoftimi.

Edhe pse kompania nuk ka raportime mbi aksidente konkrete , të gjithë konsumatorët do të marrin një letër ku u kërkohet që të kontaktojnë shitësin e tyre lokal për veprime korrigjuese. Sipas televizionit SVT, problemi përfshin modelet me motorë me katër cilindra me naftë, të prodhuara midis 2014 dhe 2019. Kjo përfshin më specifikisht variantet Volvo; V40, V60, V70, S80, XC60 dhe XC90.

Ky rast është pjesa e dytë e lajmeve të këqija për prodhuesin tashmë nën pronësi kineze gjatë kësaj jave. Të enjten, Volvo raportoi një rënie të mprehtë të fitimeve në tremujorin e dytë të 2019, pavarësisht nga një rritje e konsiderueshme të shitjeve. (7news)

/ SCAN

SHKARKO APP