Whats App, tani vjen edhe në kompjuter

WhatsApp është një aplikacion për mesazhe në telefona inteligjentë, ku përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe me njëri-tjetrin nëpërmjet aplikacionit, pavarësisht platformave që ata përdorin. Megjithatë, përdoruesit i kanë kërkuar WhatsApp-it, që të vijë edhe tek platformat e tjera, jo vetëm tek telefonat inteligjentë, por edhe tek pajisje të tilla si tabletë dhe kompjuterë. A do t’u përgjigjet WhatsApp kërkesave të përdoruesve? Sipas ueb-sajtit holandez AndroidWorld, WhatsApp do të përdoret edhe nga uebi. AndroidWorld zbuloi disa kode që tregojnë se mund të dërgohen mesazhe nëpërmjet uebit. Mbetet të shohim nëse kjo veçori do të bëhet realitet, gjithsesi duket një ide e mirë për të cilën nuk duhet të çuditemi shumë, duke marrë parasysh faktin që WhatsApp tani është në pronësi të Facebook-ut. Meqë Facebook lejon dërgimin e mesazheve nëpërmjet uebit, ajo mund ta mundësojë këtë veçori edhe tek WhatsApp-i.

SHKARKO APP