WhatsApp bën kufizimin e radhës për të luftuar informacionet e rreme

WhatsApp ka vendosur një kufizim përsa i përket  dërgimit së mesazheve midis përdoruesve, një mënyrë kjo për të luftuar lajmet e rreme. Aplikacioni, në pronësi të Facebook, do të kufizojë mesazhet që dërgohen në shumë përdorues.

Nëse një përdorues merr një mesazh forwarded – i cili është përcjellë më shumë se pesë herë në platformë – do të jetë në gjendje ta dërgojë mesazhin vetëm te një person. Ky ndryshim sigurisht që nuk parandalon plotësisht përhapjen e informacioneve të rreme, sepse mesazhi mund të kalojë gjithsesi nga njëri përdorues të tjeri, megjithëse nga ana tjetër kufizohet dukshëm përhapja e tyre.

WhatsApp ka një përmbajtje të vazhdueshme të informacioneve të rreme, të cilat zakonisht vijnë si mesazhe zanore ose tekst. Përgjithësisht thuhet se informacioni është i saktë dhe është marrë nga dikush që punon në qeveri ose në organe të larta. Zakonisht supozohet që burimi është një i/e afërm/e dhe pretendohet se është i sigurt.

Për shkak se mesazhet në WhatsApp janë të koduara, pra lejohet të shihen vetëm nga dërguesi dhe marrësi, zyrtarët e shëndetit publik si edhe autoritetet e policisë e kanë të vështirë të gjurmojnë përhapjen. WhatsApp në vetveve nuk monitoron rrjedhën e mesazheve në platformë.

Në Facebook, fshirja dhe bllokimi informacioneve jo të sigurta është lehtësisht i menaxhueshëm, pasi kontrollorët e palëve të treta arrijnë të marrin masa, ndërsa në WhatsApp është e pamundur.

Përmes bllokimit të mesazheve forward, WhatsApp synon të kufizojë sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e informacioneve të rreme.

SHKARKO APP