Whatsapp do bëhet me pagesë

Të fitosh me WhatsApp është një nga premtimet e Mark Zuckerberg që kur Facebook fitoi platformën e mesazheve në 2014-n.

Sot, Menlo Park vendos të nis nga ndërmarrjet: do duhet të paguajnë për t’iu përgjigjur klientëve të tyre.

Kjo, nëse përgjigja vonon të vijë: koha maksimale është 24 orë. Mbi këtë kufi, mesazhet e dërguara do të kushtojnë. Kostoja do variojë nga 1 në 9 cent.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Facebook në blogun dedikuar biznesit.

Vendimi vjen pas një viti nga lëshimi i profilit të ri të biznesit, dedikuar ndërmarrjeve.

Për ta bërë të mundur përdorimin e WhatsApp me pagesë, Facebook ka hedhur në treg paketën ‘Api’ (ndërfaqet e programimit) të cilat ndërmarjet duhet t’i përdorin në aplikacionet e tyre apo në faqet e webit.

Bëhet fjalë për një paketë që nuk do gjenerojë kosto nëse ndërmarrja i përgjigjet klientit brenda 24 orëve.

Data e lëshimit të sistemit të ri me pagesë është ende e paqartë, por në javët e ardhshme Facebook do të nisë një fushatë për të nxitur përdoruesit të komunikojnë me ndërmarrjet me anë të Whatsapp.

Për shembull, për të kërkuar informacione mbi fluturimet apo ndërrimin e biletave.

Kjo mund të përdoret për të dërguar mesazhe funksionale dhe jo promocionale, siç është për shembul konfirmimi i dërgimit të një produkti apo mbërritja e një fature në destinacion.

Por që nga 2019-a duhet të jetë e përdorshme për ndërmarrjet të fusin përmbajtje publicitare në Status, një ide që lind për gjurmimin e Instagram Stories, të përdorur nga rreth 450 milionë vetë.

SHKARKO APP