WhatsApp, Facebook apo Viber, ja si komunikojnë shqiptarët

WhatsApp është aplikacioni numër një i përdorur në 107 vende të botës, sipas një raporti të ri të fushës së teknologjisë dhe vërtet është një platformë komunikimi falas, shumë e njohur dhe e përdorur kudo.

Por, ndryshe nga trendi global, shqiptarët duket se preferojnë të komunikojnë përmes aplikacionit të komunikimit të facebook.

Raporti global për aplikacionet më të preferuara të komunikimit tregon se në vitin 2016 shqiptarët përdorën më tepër Messenger e Facebook, duke lënë pas Viber, që ishte aplikacioni më i përdorur i 2015.

Sipas një raporti të ri të SimilarWeb tregohet se Messengeri i Facebook ka marrë vendin e parë në një numër territoresh të reja dhe tani është aplikacioni kryesor i mesazheve në 58 vende.

Sipas raportit, Viber humbi një terren të vogël duke lënë vendin e tij si aplikacioni i kryesor i mesazheve në Shqipëri, Irak dhe Maqedoni te i Dërguari, ndërsa WhatsApp-i u shndërrua më i përdorur në Kroaci.

Të dhënat e përllogaritura për përdorimin e aplikacioneve të tilla të vitit 2016 janë analizuar vetëm ato të përdorura nga tel me sistem operimi android (jo iOS).

Përdorimi i Facebook
Të dhënat e Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.

Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-a në Europë sa i përket përdorimit të Facebook, në raport me popullsinë.

Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%.

Të gjitha vendet e rajonit, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë “fanatikë” të ngjashëm të Facebook me rreth 50% penetrim.

Nëse shohim një tregues tjetër, atë të përdoruesve të Facebook ndaj totalit të personave që kanë internet, Shqipëria e ka këtë indikator rreth 78%, duke u ngjitur në vendin e 12 në Europë.

Shqipëria ka një penetrim të internetit prej 62.6% të popullsisë, duke u renditur e 37-a në Europë (në dhjetëshen e fundit). /Monitor/

SHKARKO APP