WhatsApp: Mund të dërgoni mesazhe pa përdorur celularin
WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre për herë të parë. Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi dhe aplikacionet e tjera kanë nevojë që celulari të jetë i lidhur me to për të marrë dhe dërguar mesazhe. Por tipari i ri do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe “edhe nëse bateria e telefonit tuaj ka mbaruar” duke përdorur edhe katër pajisje në të njëjtën kohë.
Për të filluar, tipari i ri do të paraqitet si një provë beta për një “grup të vogël përdoruesish” dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë. Edhe në sistemin e ri do të vazhdojë të funksionojë siguria e lartë e mesazheve, të cilat mund të lexohen vetëm nga përdoruesit dhe nuk lejon ndërhyrjen e palëve të treta.
Inxhinierët e Facebook thanë se ndryshimi kishte nevojë për një “rimendim” të dizajnit të softuerit të WhatsApp. Kjo për shkak se versioni aktual “përdor një aplikacion smartphone si pajisje kryesore, duke e bërë telefonin burimin e së vërtetës për të gjitha të dhënat e përdoruesit dhe pajisjen e vetme të aftë për të koduar mesazhe. WhatsApp Web dhe aplikacione të tjera jo smartphone janë në thelb një “pasqyrë” e asaj që ndodh në telefon.