WhatsApp na mbyll gojën: Versioni i ri është i papritur dhe i pakërkuar

WhatsApp është mjaft i bezdisshëm në vetvete dhe bëhet akoma më i padurueshëm kur je pjesë e 10+ grupeve. Inboxi përmbytet me mesazhe të parëndësishme, që shpeshherë s’kanë të bëjnë më qëllimin e grupit.

Prandaj, përditësimi i ri i WhatsApp do t’i lejojë administratorët e grupit të ndalojnë replikat nga anëtarët e tjerë. Quhet “Restricted Groups” dhe më thjeshtë përkthehet në: administratorët e grupit mund të shkruajnë, gjithë të tjerët mund të lexojnë.

Heshtja nuk është e përhershme, zgjat vetëm 72 orë nëse admini vendos ta lërë aktiv pa u shqetësuar për të. Nëse një anëtar grupi ka nevojë të thotë diçka me patjetër në grup, mund të kontaktojë drejtpërsëdrejti adminin.

Momentalisht, po testohet dhe nuk dihet ende nëse do të shpërhapet në përdoruesit e WhatsApp në gjithë botën./Anabel/

SHKARKO APP