FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Whatsapp nuk do të funksionojë në këto telefona

WhatsApp ka njoftuar se në disa telefona nuk do të funksionojë më ky aplikacion. Kjo do të thotë se smartphone e vjetër nuk do të kenë më qasje.

WhatsApp, kompani që është në pronësi të Facebook, ka konfirmuar se do të heqë mbështetjen prej datës 31 Dhjetor 2019 për celularët me sistem operativ Windows.

Në këtë listë përfshihen edhe telefonat me sistem operativ Android 2.3.7 dhe platforma IOS 7 në iPhone. Por në këto dy të fundit, WhatsApp nuk do të ndalojë së funksionuari këtë muaj, por duke filluar nga 1 Shkurti 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo kompani thotë se kushdo që përdor këto telefona të vjetër nuk do të kenë më mundësi të përdorin aplikacionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

WhatsApp ndërpret vazhdimisht mbështetjen për celularët që janë të vjetër, duke përditësuar aplikacionin në sistemet më të reja operative.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?