FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

WhatsApp prezanton funksionin më të ri

Platforma popullore e mesazheve nga Meta, WhatsApp, së fundmi ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre.

Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to.

Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp. Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë WhatsApp tregon një shënim paralajmërues poshtë kontaktit të çdo numri të panjohur. Ky shënim pasohet nga opsionet për ta regjistruar, bllokuar, ose raportuar atë.

Bëhet e ditur se, WhatsApp së shpejti pritet të mbështesë edhe mesazhet ndër-platformë të cilat do të lejojnë shkëmbimin e mesazheve me përdoruesit e platformave tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?