WhatsApp vjen me risi, çfarë duhet të dini
Gjatë Samitit të Marketingut nga Facebook në Hollandë, u njoftua se WhatsApp shumë shpejt do të vijë me ndryshime.
Risia e fundit e platformës së komunikimit online ishin Statuset, që të lejonin te postoje foto apo video që zgjasin 24 orë, e ngjashme kjo me instoryt në Instagram.
Por krahas tyre ju tani do të shihni dhe shumë reklama në aplikacion, pasi në vend të emrit të kontaktit tuaj, aty do të shihni emrin e kompanisë. Ju mund të tërhiqni lart postimin, për të marrë më shumë informacion rreth produktit apo shërbimit që po reklamohet.
Bashkë me Status Ads, gjithashtu u prezantua një format i ri më i pasur për mesazhet për përdoruesit e kategorisë Biznes në WhatsApp.