Windows 10 versioni i fundit i Windowsit

 

Windows 10 do të jetë versioni i fundit i sistemit Windows, por kjo nuk do të thotë se ky sistem do të shuhet përgjithmonë.

Duke folur në konferencën Ignite, Jerry Nixon, njëri nga drejtorët e Microsoftit, ka paralajmëruar se Windows 10 do të jetë versioni i fundit i sistemit operativ.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani jemi duke e lansuar Windows 10 sepse do të jetë versioni i fundit i Windowsit. Shkaku i kësaj ne jemi duke punuar shumë në të”, ka thënë Nixon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në esencë, kjo do të thotë se Windows 10 do të pranojë përditësime të shpeshta, sesa të lansohet version i ri i Windowsit pas disa vjetësh.“Ne nuk jemi duke folur për të ardhmen e këtij brendi, por konsumatorët tanë mund të ndjehen të qetë sepse Windows 10 do të mbesë edhe më tej sistemi për kompjuterët e tyre”.

Windows 10 do të lansohet për tabletë, telefona dhe kompjuterë gjatë kësaj vere

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?