Xiaomi lançon televizorin e parë OLED TV
Xiaomi ka lançuar linjën OLED “Master Series” TV në Kinë , duke filluar me modelin 65 inç me një çmim mjaft interesant. Duke përdorur panelin 10-bit 4K 120Hz LG OLED , televizori mbulon 98.5 përqind të gamës së ngjyrave të nivelit të kinemasë DCI-P3 dhe ofron të gjitha risitë që ju dëshironi nga një set OLED. Gjithashtu përfshin suport për çdo HDR standart (Dobly Vision, HDR10+, HDR dhe HLG), dhe suporton HDMI 2.1 dhe një sistem degjimi me 5 kanale.
Për më teper koha e përgjigjes të veprimeve për të apasionuarit ndaj lojrave është reth 1-milisekondë çka e bën këtë tëlevizor nga më të kërkuarit në botë. Natyrisht, ka një dizanj modern më një bazë xhami dhe ndriçim për ambientin.
Ka dalë në shitje në Kinë dhe kushton reth 1840 dollarë . Ky çmim është më i lirë se televizori Vizio’s 65-inch OLED TV.
Burimi Yahoo
Përshtati Koha Jonë