Yahoo do paguajë përdoruesit e prekur nga sulmet kibernetike
Përdoruesve të prekur nga sulmet kibernetike të viteve 2013 dhe 2014 Yahoo duhet t’iu paguajë 50 milionë dollarë dëmshpërblim.
Nga 500 milionë llogari janë hakuar informacionet e përdoruesve, duke përfshirë edhe fjalëkalimet. Fondi prej 50 milionë dollarësh do të dëmshpërblejë me 25 dollarë për çdo orë që ka zgjatur hakimi në llogaritë e prekura.
Llogaritë me pagesë do të rimbursohen në 25% të abonimit të tyre. Kompania gjithashtu duhet të paguajë për dy vite shërbimin e monitorimit të kartave të kreditit të 200 milionë përdoruesve.