Zbulimet shkencore që mahnitën botën gjatë vitit 2017
Revista Science ka publikuar 10 zbulimet shkencore më të rëndësishme për vitin 2017.
1- Përplasja e yjeve. Në vitin 2017 zbulimi më i madh i realizuar ishte observimi për herë të parë në histori të shkrirjes së dy yjeve të neutroneve përmes valëve gravitacionale. Në bashkëpunim me Toros (Transient Optical Robotic Observatory of the South) u arrit për herë të parë observimi i dritës së emetuar nga përplasja e dy yjeve të neutroneve, një ngjarje që ndodhi afër tokës 130 milionë vite dritë larg, në yjësinë e Hidrës. Ekzistencën e valëve gravitacionale e kishte parashikuar në fillim të shekullit Albert Ajnshtajni.
2- Zhvillimi i krio-mikroskopisë elektronike. Këtë vit ky zbulim ia vleu një çmim Nobel marrë nga zvicerani Jacques Dubochet, gjermano-amerikani Joachim Frank dhe britaniku Richard Henderson. Bëhet fjalë për një metodë efikase për të prodhuar imazhe tridimensionale të molekulave si p.sh të atyre me kancer ose me Alzheimer.
3- Zbuluesi i neutrinove. Krijimi i dedektorit portabël për disa elemente nënatomike të quajtura neutrino, por të pakapshme është vepër e një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh. Ata arritën të konfirmonin parashikimin që ekzistonte prej 4 dekadash mbi neutrinot, përmes eksperimentit Coherent kryer në laboratorin kombëtar Oak Ridge në SHBA. Ky zbulues peshon sa një mikrovalë.
4- Mbetjet më të vjetra të Homo Sapiens. Zbulimi i mbetjeve me moshë 300.000 dhe 350.000 vite u bë në Marok,150 km në perëndim të Marrakeshit. Kjo supozon një ndryshim prej 100 000 vitesh krahasuar me mbetjet më të vjetra të gjetura deri më tani, të cilat kishin një moshë prej 195 000 vite të gjetura në Etiopi.
5- Modifikim genetik. Më shumë se 60 000 anomali genetike janë të lidhura me sëmundjet njerëzore dhe afërsisht 35 000 nga këto shkaktohen nga gabime të vogla, një ndryshim në një bazë të vetme të ADN-së sjell një ndryshim në genom. Këtë vit kërkuesit njoftuan një teknikë përmirësimi të quajtur modifikim (editing) për të korrigjuar këto mutacione, jo vetëm tek ADN-ja, por edhe tek ARN-ja. Kjo teknikë do të çojë drejt aplikimeve mjeksore.
6- BioRxiv. Science rendit rëndësinë që mori këtë vit platforma e publikimeve të artikujve shkencorë paraprakë në lëmin e biologjisë BioRxiv që ka 4 vite që është hedhur, por që në vitin 2017 gjeti mbështetjen e organizatave amerikane dhe britanike.
7- Trajtimi kundër leucemisë. FDA-ja miratoi një trajtim të ri për leuceminë, të quajtur pembrolizumab. që konkretisht është terapia e parë gjenetike kundër kancerit dhe që autorizohet në Amerikë.
8- Organgutáng i ri. Zbulimi i një lloji të ri orangutangu, i panjohur më parë, ndodhi në Sumatra (Indonezi). U quajt “Pongo tapanuliensis” dhe u gjet nga kërkuesit e universitetit të Zyrihut.
9- Akulli më i vjetër. Nxjerrja e akullit të ngrirë antarktik me moshë 2.7 milionë vite në zonë e Allan Hills u krye nga ekspertët e universitetit të Princeton-it dhe të Maine në SHBA. Ky kampion ka një moshë 1.7 milionë vite dhe është më i vjetër se çdo nxjerrje tjetër e mëparshme.
10- Terapia gjenetike. Në fund kjo revistë përfshin një punë të spitalit pediatrik Columbus në Amerikë dhe kompaninë Avexis me terapinë gjenetike përmes së cilës shkencëtarët mundën t’i shpëtojnë jetën bebeve që lindën me sëmundje neuromuskulare duke i shtuar një gen që mungonte në neuronet e shtyllës kurrizore. (ScienceMag – Bota.al)