Zbuloni 6 profesionet që do zhduken nga revolucioni dixhital dhe teknologjia
Sa më shumë inteligjencë artificiale, aq më shumë shërbime online. Janë të shumtë sektorët profesionalë të cilët kërcënohen nga zhdukja për shkak të zhvillimit të shpejtë teknologjik. Duke filluar me ekonominë sharing dhe startupet innovative, profesionet tradicionalë janë të destinuar të ndryshojnë ose të zhduken plotësisht.
Sipas një studimi të Financial Times disa nga profesionet që rrezikojnë më shumë janë: agjensitë e udhëtimit, kompanitë e sigurimit, industria manifakturiere, konsulentët financiarë si edhe ofiçinat për riparimin e makinerive.
- Agjensitë e udhëtimit
Nëqoftëse derimë tani na duhej të shkonim nëpër agjensitë e udhëtimit për të pronotuar një hotel, një biletë udhëtimi apo një tur turistik, me krijimin e platformave të ndryshme online, kjo gjë ka filluar të evitohet. Mjafton një navigim në Booking, Expedia, Skyscanner etj për të planifikuar një udhëtim. Studime të kryera nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, tregojnë që numri i agjentëve të udhëtimit ka rënë nga 132 mijë në vitin 1990 në 74 mijë në vitin 2014. Parashikimi është që do të ketë një ulje deri në 12% Brenda vitit 2024. Kjo nuk do të thotë një zhdukje totale e agjensive të udhëtimit, por këto agjensi duhet të punojnë fort për të ecur në hapat e botës digjitale. Agjensitë që do të mbijetojnë do të jenë ato që merren me organizimin e udhëtimeve të rëndësishme siç është muaji i mjaltit, një mbledhje familjare, një udhëtim stafi etj.
- Industria me printimin 3D
Printerët 3D janë kthyer tashmë në pushtues të industrisë prodhuese. Kompanitë nuk do të kenë më nevojë të porosisin pajisjet për të cilat kanë nevojë, do të mjaftojë thjesht një dizenjim dhe shtypja e butonit për printim. I tillë është rasti i kompanisë Bosch e cila është shprehur se synon të prodhojë vetë, me anë të printerit 3D, të gjitha pajisjet e nevojshme për produktet e saj. Brenda 10 vjeçarit të ardhshëm, kjo kompani ka në projekt të printojë 40% të komponentëve që çon në kursim 60% të kostove të prodhimit.
- Sigurimi i mjetit
Me shtimin e makinave autonome do të ketë një ulje të numrit të aksidenteve, pasi kompjuterët respektojnë të gjitha rregullat mbi bazën e të cilave janë programuar. Nuk do të ketë asnjë mundësi për të evituar gropat apo kaluar me semafor të kuq. Nga njëra anë kjo do të jetë shumë positive për përdoruesit, por negative për kompanitë e sigurimit, të cilat me një ulje të rrezikut, do të përjetojnë edhe ulje të kostos së policave. Polecat e sigurimit nuk do të firmosen më nga individët, por drejtpërsëdrejti nga kompanitë e prodhimit të automjeteve e në këtë rast pritet një ulje të kërkesave në 80% deri në vitin 2040.
- Algoritmet si konsulentë financiarë
Një kategori tjetër që preket drejtpërsëdrejti nga teknologjia janë edhe konsulentët financiarë. Në web qarkullojnë faqe të ndryshme, të ndërtuara mbi algoritme, që ofrojnë shërbime dhe këshilla financiare. Tashmë, janë krijuar konsulentët-robotë (platforma) të cilët monitorojnë portofolin e fondit të investimeve me anë të pyetësorëve online.
- Makinat elektrike pakësojnë punën e oficinave
Avantazhet e makinave elektrike tashmë janë bërë të njohura për të gjithë. Këtyre i shtohet edhe ulja e kostos së mirëmbajtjes. Përdoruesit e makinave elektrike nuk e kanë më të nevojshme të drejtohen tek mekaniku për probleme të makinës pasi pjesët janë shumë të vështira për tu prishur. Si për shembull në rastin e një Tesla, nevojiten vetë 18 pjesë të makinës për tu vënë në lëvizje, prandaj mekanikëve do u duhet të synojnë zhvillimin e kapaciteteve në fushën e elektronikës në mënyrë që t’i mbijetojnë teknologjisë.
- Përdorimi i Uber në vend të makinave me qera
Në sektorin e transportit dhe turizmit, po lulëzon fenomeni i car sharing dhe Airbnb të cilat janë platforma që po sjellin revolucion në mënyrën e të udhëtuarit të personave. Çmimet janë më të ulëta dhe koha që nevojitet është më e shkurtër: për të prenotuar një dhomë në Airbnb mjafton një klikim, ndërkohë nëqoftëse ke nevojë për një shoqërim me makinë, me anë të aplikacionit shoferi vjen në moment. Shqetësimi i kompanive të mëdha të hotelerisë dhe makinave me qera është mëse e dukshme. Europcar, një nga kompanitë më të mëdha në Europë për makinat me qera, ka nisur një sërë projektesh duke filluar nga car sharing në investimet në teknologjitë e reja në mënyrë që të modifikojë modelin e saj të biznesit dhe gjithashtu t’i mbijetojë ndryshimeve teknologjike, njofton PCW.