Zbuloni dy teknologjitë e reja që vijnë së shpejti në iPhone

Një raport i ri i publikuar ditën e sotme nga Bloomberg sugjeron se Apple do të zhvillojë dy teknologji të reja për iPhone: një është kontrolli përmes gjesteve dhe tjetri një ekran i lakuar.

Të dy projektet janë në fazat e para të kërkimit dhe zhvillimit dhe duhen të paktën dy vite përpara se të mbërrijnë tek pajisjet konsumatorë.

Rivali më i afërt i Apple, Samsung, ofron tashmë versione të dy teknologjive në modelet e telefonëve që shet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjestet në ajër të Galaxy S4 lejonin përdoruesit të shfletonin mes fotove apo në një faqe interneti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq telefonët Galaxy S kanë adoptuar prej vitesh ekranet e lakuara.

Megjithatë përdorimi i telefonëve me anë të gjesteve ka qenë një hapësirë eksperimentimi prej kohësh për kompani të ndryshme ku një prej tyre është Microsoft, njofton PCW.

Gjigandi i softueri madje integroi një platformë të tillë nisur nga suksesi i Kinect por që nuk e pati të gjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?