Zhdukeni Instagramin, dëmton shëndetin mendor…

Instagrami duket një vend miqësor, një platformë fotografish, ku postimet me suksesin më të madh arrihen falë pozitivitetit që përçojnë, e ku të gjithë dukemi të gëzuar dhe pa stres. Një festë kolektive, ku merr pjesë edhe një numër i lartë profilesh dedikuar qenve dhe maceve, pak a shumë të famshëm.

Çfarë mund të shkojë keq vallë në botën e lumtur të Instagramit?

E megjithatë, kur në vitin 2017 revista prestigjioze “Royal Society for Public Health” drejtoi një sondazh mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë, u zbulua që pikërisht platforma dedikuar fotografisë ishte ajo, që më shumë sesa të tjerat përkeqësonte cilësinë e jetës së përdoruesve të saj.

Kundër çdo parashikimi, Instagrami është vendosur në vend të fundit, duke marrë pikë veçanërisht negative për sa i përket perceptimit për vetveten, cilësisë së gjumit, e sindromës së re “FOMO” (frikës ndaj humbjes së diçkaje me rëndësi, si arsyeja kryesore e shpërdorimit pa kufij të kohës në rrjetet sociale).

Një numër i madh ekspertësh të shëndetit mendor rakordojnë në tezën se Instagrami shkakton në përdoruesit e tij ndjesi sikleti dhe parehatie, pikërisht prej “pozitivitetit” ekstrem që rrezaton shkruan tch.

Nga një këndvështrim i caktuar, të qëndrosh në Instagram është si të shohësh televizion pa arritur të dallosh publicitetin; me ekspozime familjesh perfekte, burra dhe gra suksesi, udhëtime përrallore shumë larg realitetit të perditshëm, etj.

Gjithsesi, të gjithë kontribuojmë në ruajtjen e parehatisë që shpërndan Instagrami, duke publikuar aspektet më pozitive dhe më të fotografueshme të jetës sonë. Në këtë mënyrë, Instagrami transformohet në një konkurs hiperambicioz, me popullaritet të gjerë, të matshëm me precizion ekstrem, përmes treguesve si numri i ndjekësve ose pëlqimet e marra.

SHKARKO APP