Zuckerberg: Maqedonia, vendi kryesor për faqet e rreme dhe fake news

Maqedonia zë vendin e parë për faqe të rreme e po ashtu fake news-e. Kjo është bërë e ditur nga vetë bosi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Kompania jonë nuk ka qenë e gatshme për t’iu bërë ballë operacioneve të dezinformimit. Facebooku tanimë i ka mbyllur një mori faqesh që publikojnë lajme të rreme. Këtu dëshiroj ta veçoj Maqedoninë si një shtet prej ku më së shpeshti po publikohen dhe po përhapen lajme të rreme”, ka thënë Mark Zuckerberg.

Deklarimi i tij u bë gjatë llogaridhënies para deputetëve të Parlamentit Evropian rreth skandalit të zbulimit të të dhënave të përdoruesve nga agjencia Cambridge Analitica, si dhe ndikimit të skandalit te 2.7 milionë qytetarët e BE-së.

Ai me këtë rast kërkoi përsëri falje për gabimet që i bëri kompania e tij dhe premtoi do t’i përmirësojë. Ndonëse eurodeputetët i shtruan pyetje shumë të rëndësishme, në disa prej tyre ata nuk morën përgjigje. Dëgjimi u hap nga kryetari i PE-së, Antonio Tajani, i cili i kërkoi Zuckerbergut shpjegime rreth asaj se kush dhe për çfarë i shfrytëzon të dhënat e përdoruesve evropianë të publikuara në Facebook.

SHKARKO APP