Zuckerberg shet aksione të Facebook 95 milionë dollarë për bamirësi

Gjeniu Mark Zuckerberg, themelues i Facebook, ka shitur një pjesë ta madhe të aksioneve të rrjetit social në mënyrë që këto para t’i përdorë për qëllime filantropike.

Sipas La Repubblica, Zuckerberg do të japë për bamirësi rreth 95 milionë dollarë. Ky është vetëm hapi i parë i një serie shitjesh që gjeniu i facebook do të ndërmarrë në kuadër të financimit të projekteve që kanë si qëllim gjetjen e zgjidhjeve të problemeve në shëndetësi, shkencë dhe arsim.

Ky hap i madh i familjes Zuckerberg vjen pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Maxima.

SHKARKO APP