Tregtarët që shesin buzë rruge/ Rama: Rrezik për aksidente, na prishin imazhin si vend turistik

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit.

Ky ishte mesazhi dhe angazhimi madhor i Qeverisë shqiptare që ështëe shpalosur sot nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që të nisë sot operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.

Një tjetër paralajmërim nga Rama e kanë marrë sot të gjithë ata që shesin buzë rrugës. Rama tha se ato cenojnë sigurinë e qarkullimit, pasi janë shndërruar në burim aksidentesh.

“Rrugët kombëtare në segmente të caktuara janë qartazi zona me rrezik të lartë, për shkak se në anë të tyre ka aktivitete tregtare pa asnjë mbrojtje minimale për ata që qarkullojnë. Kjo është një gjëndje e trashëguar, por ka akoma vende ku tregtohen materiale ndërtimi, vaska, pemë dhe kjo duhet të marrë fund. Të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme, të lejojnë shtetin që të krijojë brenda mundësive një imazh sa më të kulluar, të këtij vendi që quhet turistik”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

SHKARKO APP