Tronditet Shkodra/ Vëllai vret motrën, dyshohet se e mbante të vdekur në shtëpi
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Heronjtë” në Shkodër.
Mësohet se vëllai, F.B ka vrarë motrën e tij, D.B.
Mësohet se shtetasi F.B është prangosur pas vrasjes.
Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 3 ditë më parë, ndërsa i vëllai e mbante kufomën brenda banesës.
Megjithatë do të jetë ekspertiza qe do ta përcaktojë saktë nëse një gjë e tillë është e vërtetë.
Dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar në momentin e krimit.
Trupi i pajete i viktimës është dërguar në morg, ndërsa ai do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për sqarimin e ngjarjes.
Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.