Çmimet po rriten, pushimet verore do të jenë ”të kripura”

Akomodimi në hotele dhe plazh, bashkë me transportin janë shtrenjtuar mesatarisht me 5%. Me 10% mesatarisht janë shtrenjtuar pijet dhe ushqimet. ”Mendoj që vendi është në zhvillim, por duhet të jemi goxha të kujdesshëm pasi ndonjëherë ky bumi mund të pasohet nga një boshllëk”, tha Albana Nanaj, njohëse e sektorit të turizmit.

Zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift mund të zgjedhë të paguajë nga 80 deri në 200 euro për të fjetur një natë.

”Operatorët në veri të vendit kanë zgjedhur një formulë më të mirë. Çmimet e qëndrueshme krijojnë turistë besnik. Pushuesit vendas, por edhe ata rusë e polakë apo më gjerë duan çmime të mira dhe kjo bëhet gati e pamundur në jug të vendit”, thotë Nanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet europiane, por duke u barazuar me ato të Rajonit. Sipas platformës Booking, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 80 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Itali apo Maltë, por më shtrenjtë se në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?