Gjergj Luca takon një mirditor “vendali”, sipërmarrës turizmi në Jug

Nuk ka pushime për Gjergj Lucën, ose më saktë ai nuk ka të të ndalur. Siç edhe është përcjellë në mënyrë të vazhdueshme në mediat sociale, Luca ka kohë që po merret me promovimin e turizmin, diku ai është i ashpër për çmimet e larta dhe për abuzimet, diku tjetër ai është një zë i fuqishëm promovues të përpjekjeve për të fuqizuar turizmin si një nga hallkat më të fuqishme të progresit ekonomik, rritjes së shanseve dhe mundësive të punësimit.
Kësaj here, Gjergj Luca ka shkuar thellë në Jug të vendit dhe ka takuar një “vendali” nga Mirdita, i cili me punë dhe përkushtim ka shndërruar një copë bregdet në një perlë të turizmit.
“Kush punon nuk duhet paragjykuar. Ja konkretisht takova këtej thellë nga Jugu një djalë mirditor që menaxhon një plazh të vogël simpatik. Puna, vendi, kuvendi duan njerzit e punës pa paragjykuar origjinën e askujt. Respekte dhe punë të mbarë!”, shkruan Gjergj Luca në mediat sociale, duke e shoqëruar këtë tekst me një video ku ai tregon se cili është mirditori që ka guxuar dhe pretendon të ketë një vend në impulset ekonomike të vendit përmes turizmit.
Albert Vataj

SHKARKO APP