Rama ndan rrëfimin e turistit italian në Shqipëri: Lëviz i sigurt me një orë 30 mijë euro
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale rrëfimin e një italiani, që tregon sesi po kalon pushimet në Shqipëri.
“Si është në Shqipëri? Shih ku jam vëlla, jam në Dhërmi prej tre ditësh. Është një mrekulli. Njerëzit janë të shoqërueshëm, italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para.
Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit, 9 persona hëngrëm peshk e krudo e paguam 300 euro, duke pirë dhe dy shishe spumante. Ç’të të them! Njerëzit janë shumë të sjellshëm, mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush nuk të thotë gjë. Makinën e lë hapur“, thotë italiani në rrëfimin e tij.