Kisha e Shën e Premtes në Lukovë i rikthehet besimtarëve

Kisha e Shën e Premtes në Lukovë ka rifituar vlerat e saj dhe i rikthehet besimtarëve pas restaurimit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha sot se “e mbuluar nga vegjetacioni, në rrezik humbjeje, pas restaurimit tërësor, Kisha e Shën e Premtes në Lukovë ka rifituar vlerat e saj dhe i rikthehet besimtarëve”.

Kjo kishë e tipit bazilikë (nga greqishtja e lashtë, portiku mbretëror), e ndërtuar mbi një kodër, daton që nga shekulli XVII.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pozicionuar në lagjen perëndimore të Lukovës, kisha ndodhet pothuajse e braktisur, në mes të një ullishteje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?