Lugina e Lumit të Gashit, më mistikja dhe më magjikja e alpeve
Turizëm E Diel, 2 Qershor 2024 13:25
Nje nga Luginat me te bukura, me magjike, me mistike, me te virgjera qe ka vendi yne. Ajo shtrihet ne rrethin e Tropojes, ne Ekonomine Pyjore me te njejtin emertim.
Ne kete rrugetim miliona vjeçare ,ka sfiduar kohen, furtunat, ndryshimet klimaterike dhe ja ku na paraqitet plot jete, vitalitet dhe magji.
Nuk eshte merita e jone qe ka shpetuar ne kete rrugetim, por fale keshtjelles natyrore te pa pushtuar nga njeriu, Hommos destructives, fale mungeses se rrugeve, ajo erdhi deri ketu me demtime shume te vogla.
Na takon neve qe t’i sigurojme vazhdimesine ketij Parku madheshtor, Trashegimi Natyrore e vendit tone.
Per vlerat e biodiversitetit qe ofron, per vlerat ekologjike, shkencore, didaktike, turistike, eshte shpallur Park Natyrore, pasuri e UNESCOS.
Eshte nje krenari kombetare nga te pakta qe ka vendi yne, qe do te deshmoje ne shekuj brezave , se atje ku njeriu nuk e dhunon, nuk e pushton, nuk e shkaterron natyren me babezine e tij, natyra eshte shume bujare, mistike dhe magjike.
Kjo Lugine e bekuar , te ofron ushqim bio, strehim, oksigjen te paster, uje te kristalte, te ofron peisazhe maramendese, nje biodiversitet tejet te pasur, te ofron kengen e zogjeve, gurgullimen e ujit, zerat dhe klithmat karakteristike, te ariut, ujkut, riqebullit, dhise se eger, shqiponjes se malit, gjelit te eger, dhe qindra shpendeve dhe qenieve qe pasurojne dhe i japin jete kesaj Lugine magjike.
Te krijon mundesine dhe privilegjin qe kete larmi faune ta ndeshish dhe ne rrugetimin tend.
Ata qe e vizitojne jo vetem me kemb, por me shpirt, qe ecin ne maje te gishtave, pa shqetesuar kete bukuri, kete magji, kete harmoni, kete univers , u krijon privilegjin qe te takojne shtojzovallet, zanat dhe Perendite qe banojne ketu.
Kjo eshte shtepia e Perendive dhe duhet respektuar dhe nderuar si e tille nga te gjithe !
Pylltaret, te interesuarit qe deshirojne nje informacion me te plote per kete Lugine, per larmin e biodiversitetit, per pyjet e virgjer te ahut mbi 200 vjeçare,i keshilloj te lexojne botimin e specialisteve pasionant Profesoreve, Abdulla Diku dhe Lulzim Shuka , ” Pyjet e Vjeter te Ahut ne Shqiperi.”
Kristo Kauri