
Sandra dhe Jeff Mayernik, një çift në pension nga Oregon, SHBA, kanë zgjedhur të fillojnë një jetë të re në Shqipëri, duke lënë pas stresin dhe kostot e larta të jetesës amerikane. Lajmi u publikua nga Robin Cottle në gazetën britanike The Mirror.
Pasi shitën gjithçka që zotëronin në nëntor 2023, çifti udhëtoi në më shumë se një duzinë vendesh — përfshirë Portugalinë, Spanjën, Francën, Meksikën dhe Argjentinën — përpara se të vendoseshin në Sarandë, qytetin bregdetar që National Geographic e ka cilësuar si “Maldivet e Evropës”.
Jeff tregon për një episod në supermarket ku bleu një produkt që mendonte se ishte proshutë, por nuk ishte i tillë.
“Në SHBA, mund të lexoja çdo etiketë. Këtu, nuk e kuptova çfarë po blija,” tha ai për Business Insider.
