Në Durrës, rreth 15 000 udhëtarë vetëm këtë fundjavë nga portet italiane

Përgjatë fundjavës janë rreth 15 mijë udhëtarë që vijnë nga portet italiane drejt vendit tonë nëpërmjet Portit të Durrësit.
Auutoriteti Portual Durrës bën të ditur se ky fluks do të vijojë të jetë prezent përgjatë gjithë muajit gusht.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari ka ndjekur sot nga afër mbërritjen e trageteve dhe procesin e përpunimit të pasagjerëve, fluksi i të cilëve aktualisht është i përqendruar në hyrje drejt vendit tonë.
APD bën të ditur se po operohet me kapacitet të plotë nga gjithë strukturat shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh të vendit tonë.
Ndërsa mbi 85 mijë qytetarë kanë mbërritur në portin e Durrësit përmes porteve italiane gjatë muajit korrik.
ATSH

SHKARKO APP