Një Zvicër shqiptare, Thethi ku natyra dhe qetësia sundojnë

Me më pak vizitorë dhe kosto më të ulëta, Thethi po shfaqet si një alternativë e shkëlqyer ndaj destinacioneve alpine si Zvicra. Për këtë fshat të vogël malor në veri të Shqipërisë ka shkruar së fundmi edhe gazetarja Hannah Reid për prestigjiozen britanike Express, duke e cilësuar si një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

I vendosur në qarkun e Shkodrës, në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi ofron pamje mbresëlënëse malore, peizazhe natyrore të paprekura dhe pyje të dendura. Si pjesë e Parkut Kombëtar të Thethit, zona karakterizohet nga gjelbërimi, burimet ujore dhe qetësia që mungon në destinacionet e mbipopulluara turistike. Me rreth 300 banorë, fshati mbetet një strehë ideale për ata që kërkojnë largim nga zhurma dhe ritmi i shpejtë i jetës urbane.

Thethi është i njohur për mikpritjen tradicionale, ku vizitorët priten ngrohtësisht nga familjet vendase, të cilat ofrojnë qëndrime në bujtina dhe shtëpi të restauruara, duke u dhënë turistëve mundësinë të njihen nga afër me kulturën dhe mënyrën autentike të jetesës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parku Kombëtar i Thethit shtrihet në mbi 26 kilometra katrorë dhe përfshin lumin e Thethit, male shkëmbore, burime kristalore dhe lugina që ndodhen rreth 900 metra mbi nivelin e detit. Ndër atraksionet kryesore janë Ujëvara e Grunasit, rreth 25 metra e lartë, dhe Syri i Kaltër i Thethit, i arritshëm përmes një ecjeje panoramike që shpërblen me ujëra bruz dhe smeraldi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të izolimit, fshati mbetet i paarritshëm gjatë dimrit dhe nuk disponon bankomatë, ndaj vizitorët këshillohen të kenë para cash me vete. Megjithatë, për ata që kërkojnë qetësi, aventurë dhe natyrë të virgjër, Thethi mbetet një destinacion i pazëvendësueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?