Teologu indian: Gjëja më dalluese e shqiptarëve është mikpritja

Samad Ahmed Ghrori, një teolog nga India dhe pjesë e një sekti në Shqipëri, tregon për gazetarin Klevin Muka, atë çfarë sheh në vendin tonë.

“Mua më bën përshtypje mikpritja. Gjëja më dalluese e shqiptarëve është mikpritja. Janë përhapur disa le të themi zëra jo pozitivë. Disa miq nga vende evropiane më pyesnin a janë rrugët të sigurta?! U thashë hajdeni këtu. Kur kanë ardhur janë habitur. Është ajo thënia “Më keq se i keqi është famëkeqi. E njëjta gjë mund të ketë ndodhur me Shqipërinë. Ndërkohë, Shqipëria është një perlë”, tha ai.

Teologu indian flet për Shqipërinë: Miqtë nga Evropa më pyesin a është e sigurt të ecësh në rrugë...

SHKARKO APP