“The Bolde”: Shqipëria, ndër destinacionet më të vlerësuara për të vizituar në Evropë

Revista amerikane “The Bolde” e rendit Shqipërinë mes 15 destinacioneve më të vlerësuara në botë për t’u vizituar, duke e cilësuar si një perlë evropiane që ofron përvoja autentike, larg turmave turistike.

Në artikullin e saj, autorja Piper Ryan thekson se eksplorimi i botës nuk kufizohet vetëm në destinacionet e njohura, por se ekziston një univers vendesh të pazbuluara që presin të njihen. Shqipëria është një prej tyre.

Sipas “The Bolde”, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të domosdoshëm për udhëtarët që kërkojnë natyrë të paprekur, histori të pasur dhe kulturë të gjallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peizazhe të larmishme: Nga bregdeti mahnitës i Rivierës Shqiptare te malet e thepisura të veriut, vendi ofron një gamë të gjerë përvojash për adhuruesit e natyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trashëgimi historike: Rrënojat e Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, janë një dëshmi e lashtësisë dhe pasurisë kulturore.

Kryeqyteti Tirana: Një qytet energjik, me ndërtesa shumëngjyrëshe dhe atmosferë artistike që pasqyron shpirtin modern të vendit.

Kuzhina shqiptare: Një ndërthurje e shijeve mesdhetare dhe ballkanike, me gatime të freskëta nga deti dhe receta tradicionale malore.

Specialitete lokale: Byreku me djathë ose mish, i shoqëruar me një gotë raki vendase, është një përvojë që nuk duhet humbur.

Mikpritja: Vendasit janë të njohur për dëshirën për të ndarë traditat dhe historitë e tyre me vizitorët.

Përveç Shqipërisë, lista e “The Bolde” përfshin edhe destinacione si Gjeorgjia, Uruguai, Sllovenia, Laosi, Omani, Kirgistani, Nikaragua, Armenia, Namibia, Butani, Mali i Zi, Madagaskari, Moldavia dhe Senegali — vende që ofrojnë përvoja të pasura kulturore dhe natyrore, larg turizmit masiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?