Tirana mbledh rajonin për bashkëpunim në turizëm
“Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, të gjithë së bashku krijojmë një destinacion. Duhet të krijojmë dhe promovojmë kualitet për tregun. Gjithashtu dhe segmentimi i turistëve është një pikë që ne duhet të mbështetemi në studimin e tregut tonë turistik”. Panairi shërbeu për të ndarë problem dhe strategji për zhvillimin e turizmit.
“Ne jemi të vegjël të pazhvilluar kemi potencial të lartë që nuk është I organizuar në një ofertë, pasi turizmi si sektor sjellë shumë para si sektorët e tjerë të ekonomisë. Mund të kemi fshatrat më të bukur turistik por me 10 krevate nuk i presim dot turistët”, tha Rubin Nikoloski.
“Industria e turizmit I sjellë botës 8 trillon dollar. Cila është përqindja që i shkon komunitetit lokal, shumë e ulët. Tani duhet të mendojmë për një tjetër lloj turizmi, atë si një privilegj për t’u zhvilluar”, u shpreh Blerina Ago.
“Kemi siguruar buxhetin për përkrahjen e bizneseve dhe start upe-ve për digjitalizimin që mund të sjellë një turizëm të qëndrueshëm”, shtoi Lumturie Geci.
Një ndihmë e madhe në këtë zhvillim sipas ekspertëve të turizmit por dhe integrimit është dhe shtimi i vëmendjeve të qeverive në shpenzimin e ndihmave edhe në sektorin e turizmit.
“Plani rritja për Ballkanin Perëndimor 6 bilion euro për 6 shtete ballkanike këto reforma po prekin turizmin direkt dhe indirekt. Janë mundësi e mirë por duhet të ndërtojmë strategji të mira dhe t’i përdorim këto iniciativa, fonde për qëllimet e duhura”.
Përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, kompani dhe ekspertë në fushën e turizmit dhe integrimit zbritën në Tiranë për një periudhë 2 ditore. Promovimi i Shqipërisë në 2023 dhe rritja e numrit të turistëve duket se ka krijuar një imazh të mirë në tregun rajonal dhe evropian.