Home Aktualitet U prangos në ...

U prangos në Kolumbi, ”Gucci” shqiptar dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit

348
0

I kapur në Kolumbi pas shpalljes në kërkim nga Interpol, Deniz Klironomi është një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit në Europë. I njohur me nofkën “Gucci”, ai është jetë pjesë e grupit “Los Pachenca”, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Po ashtu dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë. Fjala është për Renato Hamzën, i njohur edhe si Reni i Elbasanit në botën e muzikës. Edhe pse rezulton i përfshirë në rrjetin e prostitucionit, nuk ka të dhëna se Renato mund të jetë vrarë për këtë arsye.

Në emisionin “Pa Gjurmë”, e ëma tha se i biri nuk ka qenë asnjëherë në Shijak. Sipas saj në 2013 ka bërë një klip muzikor në Durrës në verë. Ndërsa Indritin e kishte klient. Nëna thotë se pas zhdukjes së të birit, Indriti është shoqëruar në polici ndërsa hedh të njëjtat akuza për ish-të dashurën e tij Radonën.

“Indriti u shoqërua në polici dhe del me shefin e krimeve. Ky i fundit thotë se ky person nuk ka lidhje. Radona ish e dashura u strehua në Durrës kur u zhduk djali. Atje rrinin edhe Indriti dhe Denisi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit