U vra në atentat ndaj Mbretit Zog në Vjenë, zbulohen fotot nga ceremonia mortore e major Topallajt

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2020

“Excelsior” ka botuar, të enjten e 26 shkurtit dhe 12 marsit 1931, dy shkrime në lidhje me personin e mbetur të vrarë në atentatin që iu bë asokohe mbretit Zog në Vjenë, të cilët, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Viktima e atentatit kundër mbretit Zog në Vjenë

E enjte, 26 shkurt 1931, fq. n°6

“Ne kemi folur për sulmin në Vjenë kundër Mbretit Zog nga refugjatët shqiptarë. Ky është major Topallaj, marshalli i Oborrit Mbretëror, i cili u vra”.

Ceremonia mortore e major Topallajt, ndihmësit të mbretit Zog. “Viktimë në atentatin e Vjenës ndaj mbretit Zog të Shqipërisë, major Topallaj u vra nga agresorët e tij. Trupi i pajetë u dërgua në Tiranë, ku u mbajt një ceremoni mortore madhështore”.

SHKARKO APP