UEFA publikon finalistët për titullin ”Futbollisti më i mirë i vitit”

Pak çaste më parë UEFA ka publikuar tre finalistët për çmimin e Futbollistit të Vitit, që do të jepet në 26 gusht, gjatë shortit të Champions League. Të nominuarit janë të gjithë mesfushorë: N’Golo Kante (Francë/Chelsea), Jorginho (Itali/Chelsea) dhe Kevin de Bruyne (Belgjikë/Manchester City).

24 trajnerë të ekipeve kombëtare, 80 trajnerë klubesh dhe 55 gazetarë nga 55 shtete ishin pjesë e jurisë që kanë përzgjedhur lojtarët.

Sa i përket trajnerëve më të mirë, në garë për çmimin e UEFA-s janë Pep Guardiola (Manchester City), Roberto Mancini (Itali) dhe Thomas Tuchel (Chelsea).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?