Uji “Glina” mbush plot 50 vjet, mbrëmje e madhe gala në Pallatin e Kongreseve

Këtë vit, uji “Glina” mbush plot 50 vjet! Ndaj me këtë rast kompania do të organizojë një mbrëmje gala, të mërkurën, datë 7 shkurt 2024, ora 19.00, në Pallatin e Kongreseve.

Udhëtimi në kohë i ujit “Glina” do të përcillet përmes një kolazhi të çmuar të vlerave shqiptare ndër vite, të risjella me mjeshtëri nga disa prej artistëve më të mirë të skenës sonë.

Biznesmeni vizionar Vasil Naçi i cili ka skicuar rrugën e “GLINA” do të jetë organizatori i kësaj nate gala.

SHKARKO APP