“Vajza e Kombit” për gratë afgane që po strehohen në Shqipëri është Yalda Hakim

Yalda Hakim ështtë një grua e jashtëzakonshme në shërbim të bashkëkombasve të saj sot në nevojë në Afganistan. Ajo vetë kur ishte 6 muajshe bashkë me familjen u kthyen në refugjatë lufte.

Yalda Hakim ka lindur në Kabul më 25 qershor 1983. Familja e saj u largua nga Afganistani për në Pakistan kur ajo ishte 6 muajshe në kohën sapo kishte nisur lufta Afgano-Sovietike. Pas dy vitesh familja në vitin 1986 u zhvendos për në Australi.

Atë kohë Yalda ishte 3-vjece. Me përfundimin e shkollës së mesme ku si pasion kishte violinën dhe ishte kapitene e skuadrës së sportit të shkollës, Yalda Hakim studioi për Media dhe Art në universitetin Macquarie.

Ndërsa në vitin 2005 u diplomua edhe për gazetari nga kolegji Macleay. 2007-2009 studioi edhe në degën e Shërbimeve të Transmetimeve Televizive. Krahas Anglishtes ajo është fluente edhe e gjuhëve Dari, Hindi, Pashto, Persisht dhe Urdu.

Hakim u rikthye në Kabul në 2008 ku xhiroi episodin e parë të programit të saj Dateline për SBS World News Australia. Në vitin 2009 OKB do ti jepte çmimin E Medias për Paqen. Yarda Hakim për herë të parë u shfaq në BBC News Channel dhe BBC World News si prezantuese dhe korrespondente në Dhjetor 2012.

Në tetor 2013 intervistoi presidentin e kohës në Afganistan, Hamit Karzai dhe ndoqi vizitën e tij në Pakistan për bisedimet me Presidentin Asif Ali Zardari. Për paqen në rajon intervistoi liderin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad.

Në ditën kur Talibanët marshuan dhe hynë drejt Kabulit Yalda Hakim u kthye në lajm botëror. Zëdhënësi i Talibanëve Suhail Shaheen e telefonoi kur ajo ishte live në studio dhe Hakim, nuk nguroi ta fus në transmetim përmes celularit të saj.

Yalda Hakim shpeshherë moderon evente të profilit të lartë si Samitin e Nobelit për Paqen, Forumin Botëror Ekonomik, Forumin Halifax për Sigurinë dhe Dialogun Raisina në Delhi.

Paralelisht me angazhimet e saja të shumta mediatike prej shumë vitesh në 2018 themeloi edhe fondacionin që mban emrin e saj në Afganistan, kjo në shenjë përgjegjësie për vendlindjen e saj nga ku afganët e kanë quajtur “Vajza e Kombit”.

Fondacioni Yalda Hakim ndihmoi dhe mbështeti avancimin e edukimit për vajzat e talentuata në Afganistan, posaçërisht ato me nevoja social ekonomike dhe nga komunitete të lëna në harresë, duke u mundësuar bursa dhe intershipe.

Ky fondacion ka dhënë shumë bursa 4-vjecare për vajzat studente duke i mundësuar ndjekjen e shkollës së lartë në partneritet me “American University of Afghanistan”. Disa prej tyre vajzave tashmë strehohen në Shqipëri. /Top Channel/

SHKARKO APP