Valentina Leskaj publikon librin ”Politika si ide”

Valentina Leskaj për 15 vite me radhë ka qenë një prej figurave qendrore të politikes shqiptare; ministre në kabinetin Nano, kryetare e grupit socialist, nënkryetare Kuvendi, zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sot ajo ka botuar librin e saj të parë të titulluar ”Politika si ide”.

Libri është ndërtuar në formën e një interviste me studiuesen Alda Bardhyli dhe përfshin refleksione sesi i ka parë dhe si i sheh Valentina Leskaj disa nga çështjet me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

“Politika si ide është një ndërthurrje e përvojës sime politike dhe një gjykimi më të hapur dhe më të lirë për politikën e së nesërmes e zhveshur nga gjuha e urrejtjes e cila zë goxha vend në libër dhe është një problem që mua më shqetëson, dhe shpesh politika identifikohet me të për fat të keq, identifikohet me gjuhën e urrejtjes. Por është një reflektim për nevojën e vizioneve të larta që Meriton një popull me rrënjë të thella europiane siç jemi ne shqiptarët”,-thotë Leskaj.

SHKARKO APP