Veliaj publikon pamjet e ndërtimit të shkollës “Qazim Turdiu”: Më e fortë dhe me kushte më të mira

Një nga pesë shkollat që po ndërtohen në njësinë Nr. 9 në kryeqytet është dhe ajo “Qazim Turdiu”. Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga procesi i rindërtimit nga themelet të shkollës e cila u dëmtua nga tërmeti.

Veliaj siguron se shkolla e re do të jetë jo vetëm më e bukur, por dhe me kushte shumë herë më të mira. “Një tjetër shkollë i shtohet Tiranës, Shkolla “Qazim Turdiu” . Më e bukur, më e fortë dhe më komode, ambienti i ri shkollor premton kushte më të mira në mësimdhënie”, shkruan Veliaj.

Në Njësinë 9 Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për ndërtimin e 5 shkollave të reja, dy prej të cilave në zonën e “Don Boskos”. Dy shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në fund të “Don Boskos”; shkolla “Andrea Stefani” te “Shqiponja”, dhe dy shkollat e reja “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli” i japin zgjidhje gjithë nevojave të këtij komuniteti në kryeqytet duke ofruar institucione arsimore me standarde evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?