Veliaj vizitë dyditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj niset sot drejt Parisit, ku do të pritet në një takim të veçantë nga homologia e tij, Anne Hidalgo. Temë e diskutimit mes dy kryebashkiakëve do të jetë rinovimi i sheshit “Skënderbej” në Paris, ndërkohë që një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe Lojërave Olimpike, si dhe kushtet e stërvitjes së ekipit olimpik shqiptar, ku një pjesë e sportistëve vijnë nga radhët e ekipeve të kryeqytetit.

Tirana ka një raport të veçantë me Bashkinë e Parisit. Në shkurt të këtij viti, Veliaj priti në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian, së cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës” dhe bisedoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Veliaj tha se Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?